Transmetuar më 03-05-2020, 02:56
Dita e shtunë që lamë pas ishte me mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura.
Pati reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet deri mesatar. Lokalisht reshjet ishin në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Dita e dielë pritet të ketë mot të kthjellët e vranësira në zhvillim në orët e mesditës.
Vranësirat hera–herës do të shoqërohen me reshje të dobta shiu të karakterit lokal.
Era nga veriperëndimi me shpejtësit mesatare 2-6m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/s.