Transmetuar më 05-05-2020, 20:17

Ndërron jetë moderatori i njohur në Maqedoninë e Veriut, Dragan Vuçiç.

Gjatë ditëve të fundit, ai ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore në Klinikën Infektive në Shkup.

Ai u diagnostikua me koronavirus, ndërsa së fundmi merrte frymë me anë të respiratorëve.

Vuçiç ka lindur në vitin 1955 ndërsa ka punuar si kompozitor, këngëtar dhe udhëheqës emisionesh.

Ai në publik, është bërë i njohur në kuizet “Pesë minutat tuaja”, “Njerëzit e lumtur”, “Xhiro me Vuçiç” apo të tjera./noa.al/