Transmetuar më 07-05-2020, 18:20

Pamje të rënda vijnë nga një spital në Indi, ku të prekurit me koronavirus qëndrojnë në një ambient me viktimat.

Rastet e koronavirusit në Indi u rritën me 50 mijë të enjten, pa asnjë shenjë se ritmi i infeksioneve të reja po ngadalësohej.

Videoja në spital është filmuar nga një njeri që nuk tregon fytyrën e tij, dhe nga mënyra sesi është filmuar videoja, duket se ai po përpiqet të jetë diskret.

Duke filluar nga jashtë një reparti spitalor, ai filmon ndërsa shëtit në një dhomë që raportohet se ka rreth dhjetë pacientë me Covid-19 që trajtohen brenda. /k.k/noa.al/