Transmetuar më 07-05-2020, 20:49

Një vajzë vetëm 18 muajshe në Australi ka shpëtuar mrekullisht pasi gëlltit 30 copa magneti.

Ajo ishte duke luajtur me lodrat e saj në dhomë. Mjektët thanë se një operacion duhet të kryhet me urgjencë.

“Këto magnete janë shumë të rrezikshme pasi shkatërrojnë indet e zorrëve teksa përpiqen t’i afrohen njëri-tjetrit. Ato shkaktojnë vrima në zorrë që janë kërcënuese për jetën”, tha një prej mjekëve.

Mamaja e vajzës Teigan Broun, tha për mediat vendase: Kam qarë pa pushim, ndjehesha shumë me faj.

Vajza Imogen ka qëndruar në izolim gjatë krizës së koronavirusit me motrën e saj Heidi, katër vjeçe, e cila gjithashtu kishte gëlltitur dy magnetë.

Për fat të mirë rreziku më i  madh ka kaluar për vogëlushen. /k.k/noa.al/