Transmetuar më 08-05-2020, 09:37

Koronavirusi i ka marrë jetën ish-ministrit të Shëndetësisë në Greqi, Dimitris Kremastinos.

Mjeku i njohur kardio-kirurg është ndarë nga jeta ditën e enjte, pas infektimit nga Covid-19.

75-vjeçari ishte shtruar qysh prej fundit të muajit mars, në spitalin Evangelismos të Athinës.

Lajmi është konfirmuar edhe nga ministri aktual i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias i cili duke shprehur ngushëllimet, shkroi se, “Kremastinos i shërbeu sistemit shëndetësor me dinjitet dhe përgjegjësi”. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE