Transmetuar më 10-05-2020, 20:50

Pranvera është karakterizuar kryesisht nga mot i paqëndrueshëm në shumicën e kohës.

Edhe java që vjen nis me reshje shiu. Kështu, e hëna dhe e marta pritet të kenë reshje intensive.

Ditën e mërkurë orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.

Ditën e enjte dhe të premte parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira.

E shtuna dhe e diela rezervon sërish mot me diell. /k.k/noa.al/