Transmetuar më 11-05-2020, 22:14

Një ngjarje e rëndë me pasojë vrasjen e një të mituri, ka tronditur opinionin publik në Turqi.

Një futbollist i ligave amatore, pranoi para autoriteteve policore se ka vrarë të birin 5-vjeçar, të sëmurë me koronavirus gjatë kohës që po kurohej në spital.

Ngjarja e tmerrshme është regjistruar ditët e fundit në qytetin e Bursas.

Lojtari Bursas Ildirimspor (ekip i kategorisë së katërt), Çever Toktash ,deklaroi se mbyti të birin pasi “nuk e donte”.

Fillimisht, ngarja u raportua si vdekje për shkak të COVID-19 nga punonjësit spitalorë, por Toktash rrëfeu ngjarjen horror në polici.

”Vendosa jastëkun te koka e djalit tim dhe e shtypa për 15 minuta pa e hequr. Im bir po përpëlitej. Pasi nuk lëvizi më, hoqa jastëkun. Pastaj thirra mjekët për ndihmë për të hequr çdo dyshim prej meje. Nuk e kam dashur kurrë tim bir. Nuk e di përse nuk e kam dashur. Arsyeja se përse e vrava ishte se nuk e doja. Nuk kam probleme mendore”, deklaroi Çehver Toktash gjatë dëshmsë së tij në polici./noa.al/