Transmetuar më 12-05-2020, 09:25

Një ngjarje tragjike vjen nga Santa Cruz, të California, SHBA. Një serfist 26-vjeçar, Ben Kelly u vra nga një peshkaqen i bardhë në brigjet e Manresa State Beach.

I riu u zhyt në det, pavarësisht urdhrit që ndalonte praninë në det nga ora 11.00 deri në 17.00, për shkak të emergjencës së koronavirusit.

I riu i cili pëlqente të manovronte mes dallgëve me tavolinën e serfit, u dërgua me urgjencë në spital, por gjeti vdekjen sapo mbërriti.

Rasti i Ben Kelly ndodhi këtë të diel, është i treti vdekjeprurës nga ana e një peshkaqeni të bardhë qysh prej vitit 1984, kur një 29-vjeçar u vra në Pigeon Point.

Një tjetër vdekje e ngjashme u shënua në vitin 2004, kur një zhytës 50-vjeçar u vra nga peshkaqeni pranë Kibeseliah Rock, në kontenë e Mendocino. /a.y/noa.al