Transmetuar më 12-05-2020, 13:10

Gjen vdekjen në moshën 31-vjeçare prej koronavirusit, pak ditë pasi solli në jetë vajzën e saj të tretë.

Unique Clay, një postiere 31-vjeçare nga Chicago, SHBA, kishte vetëm një javë që kishte sjellë në jetë vajzën e saj.

Gjatë shtrimit rezultoi pozitive me Covid-19, por pavarësisht diagnozës u nxor nga spitali dhe u dërgua në shtëpi bashkë me foshnjën.

Gjendja e saj shëndetësore erdhi duke u përkeqësuar, deri sa gjeti vdekjen më 1 prill.

Mjekët e kishin këshilluar që të merrte vetëm ibuprofen, pa e ndjekur me terapi.

Tashmë familja e saj kërkon drejtësi dhe paralajmëron një betejë ligjore, ndaj spitalit Medical Center në Chicago. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE