Transmetuar më 13-05-2020, 10:11

Një pasagjer i kollitet në fytyrë dhe i pështyn, duke i thënë se është i prekur me koronavirus, kështu biletashitësja e hekurudhave britanike gjen vdekjen.

Bëhet fjalë për 47-vjeçaren Belly Mujinga, historia e të cilës po bën xhiron e botës, pas denoncimit të bërë nga sindikata.

Në muajin mars Belly ishte në punë bashkë me një kolege, në Victoria station të Londrës, kur u sulmuan nga një burrë.

Pak ditë më vonë, ato u sëmurën nga koronavirusi, ndërsa Mujinga e cila vuante edhe nga probleme respiratore gjeti vdekjen më 5 prill, pasi u shtrua në terapi intensive.

“Jemi të shokuar dhe shkatërruar për këtë vdekje. Belly është një nga punëtoret e shumta të vijës së parë të cilët humbën jetën prej koronavirusit”, deklaron sindikata, duke kërkuar dëmshpërblim për familjen.

47-vjeçarja lë pas të shoqin dhe një vajzë 10 vjeçe. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE