Transmetuar më 18-05-2020, 10:20

Ambasadori kinez në Izrael, Du Wei, u gjet i vdekur në rezidencën e tij zyrtare në qytetin bregdetar të Herzliya.

Lajmi u konfirmua këtë të diel nga ministria e Jashtme. Siç raporton The Times of Israel, policia po heton lidhur me vdekjen e tij, ndërkohë që nuk u bën me dije detaje të tjera.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se në trupin e tij nuk u gjetën shenja dhune.

Dyshohet se shkak për vdekjen e tij mund të jetë bërë goditja në zemër.

Ambasadori 57-vjeçar, ishte emëruar në muajin shkurt, pasi më parë kishte shërbyer në Ukrainë.

I martuar dhe me një fëmijë, ai kishte mbërritur në Izrael pa familjen e tij. /a.y/noa.al