Transmetuar më 18-05-2020, 15:18

“Barack Obama dhe Joe Biden janë të korruptuar dhe përgjegjës për skandalet më të mëdha në historinë amerikane”.

Është kjo deklarata e bërë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në një intervistë për Fox Neqs.

Ai paralajmëron burg për ish-Presidentin dhe ish-zëvendës Presidentin amerikan.

“Ka njerëz që duhet të shkojnë në burg për këtë dhe nëse çdo gjë do të shkojë siç duhet, shumë njerëz do të paguajnë”, tha ai.

Po ashtu ai e cilësoi Obamën si një President të paaftë.

Këto deklarata vijnë pasi Obama kritikoi Trump për menaxhimin e situatës së pandemisë së koronavirusit, teksa në SHBA numri i viktimave ka shkuar mbi 90 mijë dhe i të prekurve mbi 1.5 milionë. /a.y/noa.al