Transmetuar më 18-05-2020, 15:27

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë del me vendime lidhur me rifillimin e aktivitetit fetar në xhamitë e vendit

Duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen e Covid-19 në Shqipëri, KMSH ka marrë vendim për rifillimin e aktivitetit fetar nëpër xhamitë e të gjithë vendit në bazë të protokollit të mëposhtëm:

– Dezinfektimi i xhamive para se të fillojë frekuentimi.

-Marrja e abdesit në shtëpi.

-Mbajtja e maskës dhe e dorezave.

-Çdo besimtar duhet të ketë me vete sixhade personale.

-Mbajtja e distancës fizike gjatë ritualeve.

-Ndalohet përdorimi i abdesthaneve dhe tualeteve.

-Personat me simptoma të sëmundjes nuk lejohen të hyjnë në xhami, si dhe personat me sëmundje kronike.

-Nuk lejohen grupmoshat nën 12 vjeç si dhe mosha mbi 65 vjeç.

-Ndalohet qëndrimi në xhami para dhe pas ritualeve si dhe prekja e sendeve si libra, Kur’anë, rafte, etj…

-Hytbeja të mos jetë më shumë se 10 minuta.

-Hyrja dhe dalja në xhami të mos jetë në grup.

Ngarkohen të gjitha myftinitë për zbatimin e këtyre masave.

Gjithashtu urdhërohen të gjitha myftinitë që të marrin masat e nevojshme për faljen e namazit të Fitër Bajramit nëpër xhami, duke respektuar të njëjtin protokoll. /a.y/noa.al