Transmetuar më 19-05-2020, 18:22

162 pacientë kanë humbur jetën në Itali, të prekur me koronavirusi.

Ka një rritje të lehtë në krahasim me ditët e kaluara, por gjithsesi kurba mbetet kostante.

Sa i përket rasteve të të prekurve, nga testimet kanë rezultuar pozitivë 813 persona.

Rritje të ndjeshme ka në radhët e të shëruarve, të cilët në 24 orë janë 2 mijë e 75 që e fituan betejën me virusin.

Masat janë lehtësuar ndjeshëm në vendin fqinj, dhe autoritetet shëndetësore atje kanë thënë se nuk është vënë re përkeqësim i situatës.

Italia është i vetmi vend në Europë ku koronavirusi ka shkaktuar më së shumti viktima dhe raste të infektuarish. /k.k/noa.al/