Transmetuar më 20-05-2020, 15:00

Një vajzë 14-vjeçare katolike u rrëmbye dhe detyrua që të martohej me rrëmbyesin e saj si dhe të konvertohej në myslimane.

Denoncimi vjen nga fondacioni i Vatikanit ‘Aiuto alla Chiesa che Soffre’.

Mohamad Nakash dhe dy bashkëpunëtorë të tij të armatosur, rrëmbyen adoleshenten e krishterë Maira Shahbaz, në afërsi të banesës së saj.

Gjykata pakistaneze e Faisalabad u shpreh në favor të rrëmbyesit, duke deklaruar se Maira ishte 19 vjeçe, pavarësisht se në certifikatën e lindjes thuhej se ishte 14.

Adoleshentja u rrëmbye në muajin tetor, por këto ditë gjykata doli me vendim.

Çdo vit janë afro 1000 vajza dhe gra të krishtera që rrëmbehen në të njëjtën mënyrë në Pakistan. /a.y/noa.al