Transmetuar më 20-05-2020, 21:11

Në vitin 2013, kur Edi Rama shpalosi programin elektoral për zgjedhjet parlamentare, mes pikave që premtonte ishte edhe rikonstruksioni i Teatrit Kombëtar.

Për më tepër Rama, e kishte këtë pikë edhe pjesë të programit qeverisës kur nisi punën me kabinetin e tij të parë në shtator 2013.

Në program thuhej shprehimisht se Partia Socialiste në qeverisje të vendit do të bënte një rikonstruksion të plotë të godinave të Teatrit Kombëtar.

Siç qartësisht shikohet në pamjet më poshtë të programit Rama, askund nuk flitej për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar por për rikonstruksionin e tij.

Por ky ishte vetëm një premtim alla mashtrim sepse vitet më pas, çdo gjë ndryshoi. Rama kaloi një ligj të paprecedentë ku brenda tij përfshinte emër kompanie, Fusha shpk duke shpallur shkatërrimin e Teatrit Kombëtar dhe ndërtim aty të shtatë kullave dhe diku mes tyre edhe një teatër të ri. /noa.al/