Transmetuar më 21-05-2020, 06:45

Ndërsa pjesa më e madhe e botës vijon të luftojë me sèmundjen e kòronavirusit, Koreja e Veriut po përballet me diçka tjetër. Ftohja e derrave afrikanë (ASF) ka vrarë shumë kafshë dhe shpendë në fermat e provincës Hwanghae dhe North Hamgyong, por rrezikon përhapjen edhe te njerëzit.

Qeveria koreanoveriore duhet të veprojë shpejt për të parandaluar shpërthime të tjera, raporton Daily North Korea. Vetëm kavën e kaluar, 6000 rosa, pata, derra, dhi dhe dele kanë ngordhur nga sèmundjet ínfektive në një kompleks blegtoral në Provincën Kangwon.

Tani, problemi duket se është përshkallëzuar. “Sëmundja e bagëtive po përhapet me shpejtësi në të gjithë krahinën. Autoritetet kanë lëshuar një urdhër përmes kabinetit që autoritetet e kontrollit të sèmundjes së bagëtive të dërgojnë ekipe hetimi të përbërë nga rreth 20 persona në të gjitha fermat me shpërthime”, tha një burim me qendër në Provincën Hwanghae.

Ndërkohë, mbetet ende míster gjendja shëndetësore e díktatorit Kim Jong Un, për të cilin ka raportime të ndryshme që thonë se është i vdekur apo i gjallè. Megjithatë, është e paqartë se ku ndodhet lideri koreanoverior.

E sakaq, Daily North Korea raportoi sot për një numër të madh rastesh me COVID-19 në Korenë e Veriut. Raportohet se ka edhe persona të arrestuar për moszbatim të masave kundër koronavirusit.