Transmetuar më 22-05-2020, 12:14

Wuhani, epiqendra prej nga nisi pandemia e koronavirusit në Kinë, ndalon gjuetinë dhe konsumin e mishit të kafshëve të egra për 5 vjet.

Urdhri u publikua në sajtin e administratës komunale të qytetit kinez.

Në urdhrin e qeverisë dënohet ashpër dhe ndalohet kategorikisht, tregtia ilegale e kafshëve të egra.

Urdhri i cili hyri në fuqi menjëherë, mbron faunën e rrezikuar, ndalon gjuetinë e kafshëve të egra, mbikëqyr mbarështimin e kafshëve të egra dhe forcon reklamimin dhe edukimin për të mbrojtur jetën e tyre.

Kina qysh prej muajit shkurt, ka shtuar masat e ashpra në gjuetinë e paligjshme dhe shfrytëzimin e kafshëve të egra, nën drejtimin e Administratës Kombëtare të Pylltarisë. /a.y/noa.al