Transmetuar më 23-05-2020, 09:06

Një kishë në Berlin të Gjermanisë, hapi dyert këtë të premte për besimtarët myslimanë, të cilët nuk kishin mundësi të faleshin në xhami, për shkak të rregullave të distancimit social prej koronavirusit.

Gjermania i hapi shërbimet fetare më 4 maj, por besimtarët duhet të ruajnë distancën 1.5 metër.

Për pasojë xhamia e Dar Assalam në distriktin e Neukölln, mund të priste vetëm një pjesë të besimtarëve.

Por kisha luteriane Martha e Kreuzberg, u ofrua që të presë besimtarët këtë të premte, e cila shënon edhe xhumanë e fundit të Ramazanit, siç mund të shihni në fotografi. /a.y/noa.al