Transmetuar më 23-05-2020, 10:53

Inteligjenca irakene ka arrestuar Abdul Nasser Qardash, kandidatin favorit për të pasuar Abu Bakr al Baghdadi si drejtuesin e ri të të ashtuquajturit shtet islamik, ISIS.

Ky fakt raportohet nga Al Arabiya online, duke cituar burime nga shërbimet irakene, dhe thuhet se arrestimi i tij vjen pas një pune të kujdesshme të inteligjencës.

“Terroristi me emrin Abdul Nasser Qardash, kandidati për të pasuar al Baghdadi, është arrestuar”, thuhet në deklaratën e shërbimeve të inteligjencës irakene.

Qardash, ishte një nga kandidatët kryesor që do të pasonte al Baghdadi, i cili u vra nga forcat amerikane, gjatë një sulmi në Idlib në muajin tetor.

Operacioni i shërbimeve për arrestimin e Qardash, vjen një muaj pasi Mustafa al Kadhimi, ish-kreu i inteligjencës irakene, u bë Kryeministër i vendit. /a.y/noa.al