Transmetuar më 23-05-2020, 14:31

Kina raportoi për herë të parë zero raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, qysh nga nisja e raportimit të të dhënave të pandemisë në muajin janar.

Virusi i cili u konfirmua për herë të parë në Wuhan, nisi rënien drastike në fund të muajit shkurt, duke bërë që situata të vihet nën kontroll në pjesën më të madhe të vendit.

Bilanci i deritanishëm i viktimave prej Covid-19 është 4.634, ndërsa i të infektuarve 82.971.

Megjithatë vazhdimisht janë hedhur dyshime lidhur me besueshmërinë e numrave të raportuar në Kinë, duke akuzuar për fshehje.

Lajmi për zero infektime vjen në ditën e hapjes së Kongresit Kombëtar të Popullit, ku Kryeministri Li Keqiang deklaroi se “Vendi ka shënuar rezultate strategjike në luftën me Covid-19”. /a.y/noa.al