Transmetuar më 24-05-2020, 12:37

Një ngjarje tronditëse është raportuar në Britani, ku një i ri humbi jetën tragjikisht në përpjekje për t’i shpëtuar grabitësve.

Tre persona u futën në shtëpinë e 19-vjeçarit Cian English. Ata ishin me thika dhe të përgatitur për të sulmuar.

Nga frika i riu tentoi të largohej, por ra nga ballkoni dhe humbi jetën.

Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë në parkun View Pacific, në Surfers Paradise, rreth orës 3.

Policia pretendon se tre persona, të moshës 18, 20 dhe 22 vjeç, sulmuan njësinë me anë të një thike dhe vodhën të pranishmit në ndërtesë para vdekjes së të riut.

Treshja u arrestua brenda natës dhe të gjithë u akuzuan për një akuzë vrasjeje dhe dy akuza për grabitje të armatosur. /k.k/noa.al/