Transmetuar më 24-05-2020, 15:02

Në Sri Lanka janë hequr masat që u morën për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ndër masat e hequra ëshë ajo për dasmat, ku çiftet do kryejnë ceremoni.

Por në bazë të rregullave të reja dhëndrit nuk i lejohet të puthë nusen, të paktën jo në publik. Pasanikët e këtij vendi organizojnë zakonisht ceremoni martesore me mijëra të ftuar. Kremtimet në raste të tilla zgjasin shpesh me ditë të tëra e përfshijnë shumëllojshmëri ushqimesh, pije, vallëzim e këngë.

Por udhëzimi i fundit nuk lejon që në dasma të ketë më shumë se 100 të ftuar, të cilët duhet të rrijnë një metër larg njëri tjetrin e të mbajnë maska. /k.k/noa.al/