Transmetuar më 24-05-2020, 18:52

Italia konfirmon rënie të ndjeshme të jetëve të humbura në 24 orët e fundit, ku kanë vdekur vetëm 50 persona.

Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet e Mbrojtjes Civile Italiane.

Pas konfirmit të shifrave të fundit, numri total i të vdekurve ka shkuar në  32 785 persona.

Një ditë më parë humbën jetën 119 persona.

Numri i të shëruarave gjatë 24 orëve të fundit është 1639 persona, duke e çuar totalin e të shëruarve në 140 479.

Të dhënat e Mbrojtjes Civile në Itali raportojnë një rënie të personave të shtruar në spital, ku në kujdesin intensiv janë 553 persona , 19 më pak se dje.

Rastet e reja me Covid-19 në 24 orët e fundit janë 531, ndersa në total që nga fillimi i epidemisë, 229858./noa.al/