Transmetuar më 24-05-2020, 20:38

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Fier.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku 2 makina janë përplasur në rrugën  Fier ‐Seman, në vendin e quajtur Fermë Çlirim.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona.

Gjithashtu raportohet për dëme të mëdha materiale në dy mjetet e përfshira në aksident, ku makinat janë bërë copash.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia me të cilën lëviznin mjetet.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të dokumentuar shkaqet e aksidentit rrugor./noa.al/