Transmetuar më 25-05-2020, 00:33

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja në qarkullim e masave ajrore të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës të cilat do të ifluencojnë mot relativisht të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

Të dielën që lamë pas moti ishte me alternime kthjellimesh dhe vranësira në mesatare të cilat u pasuan nga rreshje lokale shiu në zonat malore dhe zonën qëndore. 

Këtë të hënë 25 Maj 2020 moti pritet të jetë me diell dhe vranësira në zonat malore të cilat do të pasohen nga rreshje lokale shiu në mesditë. 

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0-1,5  metër në det të hapur.

Temperaturat do të mbeten kostante.

Zonat  malore  12/24°C

Zonat e ulëta  13/29°C

Zonat bregdetare 16/27°C

Moti gjatë javës

Pak ditë na ndajnë nga muaji i Qershorit (zyrtarisht stina e verës) por moti ka “idetë” e tij duke bërë që java që presim përpara të jetë një javë vjeshte. Kjo sepse pritet një mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu por gjithashtu edhe temperatura të freskëta në orët e mëngjesit si dhe jo shumë të larta në ato të mesditës. Por le ti marim ditët me rradhë.

Dita e Hënë do të ketë mot kryesisht me diell dhe nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale. Por, përgjatë relieveve malore dhe ato kodrinore pranë tyre në kohë afatshkurtër do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar.

Dita e Martë nis me mot me diell por duke nisur nga orët e mesditës shtim vranësirash mesatare deri të dendura. Në momentin e shtimit të vranësirave reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në të gjithë territorin. Reshjet në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike si dhe breshër lokal.

Ashtu si dita e Martë vijon edhe ajo e Mërkurë por me reshjet të cilat tashmë janë të përqëndruara në relievet malore në lindje të territorit si dhe komplet zonën e jugut.

Sa i përket ditës së Enjte moti do të jetë kryesisht i kthjellët si dhe vranësira nga orët e mesditës deri ato të pasdites shoqëruar me reshje shiu në formë shtrëngatash dhe stuhi në relievet malore.

Java mbyllet me ditën e Premte dhe mot të vranët në të gjithë territorin. Reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.