Transmetuar më 25-05-2020, 11:35

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, paralajmëron se për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndodhen pranë luftës së ftohtë.

“Na vjen keq, që ndërsa virusi është ende në qarkullim, një virus politik po përhapet në SHBA, ku pritet çdo rast për të sulmuar dhe poshtëruar Kinën”, tha ministri gjatë një konference për shtyp gjatë Kongresit Kombëtar të Popullit.

Për Wang, disa politikanë amerikanë injorojnë fakte kyçe dhe fabrikojnë gënjeshtra dhe teori konspirative në drejtim të Kinës.

Kjo deklaratë vjen pasi sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo tha se “Washington

ka të dhëna që virusi e pati origjinën në një laborator në Kinë.

Wang thotë se ty shtetet duhet të lënë mënjanë dallimet mes tyre dhe të bashkëpunojnë në luftën kundër koronavirusit.

Ministri deklaroi gjithashtu se Kina ka eksportuar mbi 11 miliardë maska në SHBA, ose thënë ndryshe 40 për çdo qytetar amerikan.

“Forca politike në SHBA po i shtyjnë dy vendet drejt një lufte të re të ftohtë. Bëj thirrje që të gendet një rrugë për të vijuar paqësisht”, u shpreh Wang. /a.y/noa.al