Transmetuar më 25-05-2020, 12:20
Foto ilustruese

Një vajzë në Vlorë është përballur me momente ankthi dhe frike, për shkak të të dashurit të saj.

Si të dyshuar për përndjekje, policia arrestoi 23-vjeçarin S. K., banues në Vlorë.

I riu u kap gjatë së dielës në lagjen “Osmën Haxhiu” Vlorë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 23-vjeçari dyshohet të ketë përndjekur dhe ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj të dashurës së tij 19-vjeçare, për motive të dobëta.

Dyshohet se 23-vjeçari ishte xheloz ndaj vajzës, dhe e përndiqte vazhdimisht duke i kontrolluar çdo lëvizje.

Për shkak të ankthit që përjetonte, vajza e denoncoi në polici, duke çuar në arrestimin e tij. /a.y/noa.al