Transmetuar më 25-05-2020, 12:49
Gruaja e viktimes

Këtë të diel, një person i dha fund jetës në burgun e Fierit, duke u varur me çarçaf.

Është kjo pista zyrtare e dhënë nga policia për 51-vjeçarin Bilbil Zekaj.

Familja e tij kërkon të zbardhet e vërteta e vdekjes së tij dhe të bëhet drejtësi.

Bashkëshortja e viktimës ka folur për mediat ditën e sotme, duke thënë se ka mbetur vetëm me tre fëmijët.

Ajo tregon se në datën 26 Bilbili kishte gjyqin dhe se flisnin vazhdimisht në telefon, ku ai i kërkonte që të bëhej e fortë.

Duke treguar bisedat e fundit me të shoqin, gruaja thotë se i kishte kërkuar fishat e insulinës si dhe i linte porosi fëmijët.

Çfarë dinin lidhur me ngjarjen?

Çfarë të them unë, unë s’pata asnjë pikë dyshimi, foli në telefon, siç fliste për ditë. Kërkoi vetëm fishat e insulinave dhe i thashë që do ja jap, në orën 16:00 do ta merrja në telefon.

Të dha ndonjë shenjë?

Jo, asnjë lloj veprimi. E prisnim me padurim datën 26 se kishte gjyqin. S’kishte asnjë ditë që të mos fliste, flisnim 2-3 herë në ditë.

Kishte ndonjë brengë?

Deri në atë moment nuk thoshte gjë, vetëm më thoshte që ‘mos u mërzit se do vij unë, do t’i bëjmë punët bashkë, vetëm mbaj afër fëmijët’.

Ju tani jeni e vetme me tre fëmijë, çfarë kërkoni?

Dua të drejtën e tij, dua pronat.

Si e morët vesh lajmin?

Nga televizori, e kishin marrë njerëzit e mi që më thanë, se unë nuk i kisha parë lajmet, do ikja në punë.

Si ishte gjendja e tij?

Nuk më kishte thënë gjë. I çoja ushqime, i hidhja lekë. Tani në kohën e pandemisë nuk shkonim fare.

Ju thoni se është vetëvrasje?

Nuk e di, nuk më linte pikë dyshimi, edhe kur e takoja më thoshte ‘prit se do vij, asnjëherë s’më thoshte gjë’. /a.y/noa.al

Vetëvritet një i dënuar në burgun e Fierit, u var me çarçaf