Transmetuar më 25-05-2020, 14:41
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Berat, ku një grua i ka dhënë fund jetës, duke u varur.

51-vjeçarja Bukuroshe Sonjari, nga fshati Skrevan i Urës Vajgurore, është gjetur e varur në litar mëngjesin e sotëm, pranë kasolles së bagëtive.

Ka qenë i shoqi ai që është përballur me skenën e rëndë, ku pavarësisht dërgimit me urgjencë në spitalin e Beratit, mjekët kanë deklaruar vdekjen e saj.

Dyshohet se viktima i ka dhënë fund jetës në gjendje të rënduar psikologjike, pasi prej kohësh vuante nga depresioni.

Mësohet se familja jetonte në kushte të vështira ekonomike, çka duket se ka ndikuar më keq në rëndimin e gjendjes së saj.

Lidhur me këtë ngjarje, hetimet janë në vijim, për zbulimin e më shumë detajeve mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al