Transmetuar më 25-05-2020, 18:39

Një ambulancë ka dalë nga rruga në aksin Fier-Lushnje, në afërsi të fshatit Krutje.

Automjeti po transportonte një pacient drejt Tiranës, ku për fat të keq ky i fundit ka ndërruar jetë.

Viktimë e aksidentit ka mbetur shtetasi M.M, 62 vjeç, dhe është dëmtuar drejtuesi i ambulancës, shtetasi N.H, 55 vjeç, banues në Sarandë, dhe njw infermirere.

Të dy ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. Ambulanca po transportonte pacientin nga Saranda për në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti. /k.k/noa.al/