Transmetuar më 25-05-2020, 19:17

Medi Marku është personi që humbi jetën tragjikisht teksa po transportohej për në spital.

Ai ishte nisur me urgjencë nga Saranda për në Tiranë. Ambulanca u aksidentua pas një parakalimi të gabuar në fshatin Krutje.

Automjeti u përmbys duke u rrokullisur disa herë. Kjo ka rezultuar fatale për jetën e 62-vjeçarit.

Ndërkaq janë lënduar dhe po marrin ndihmë mjekësore shoferi dhe një infermiere.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti. /k.k/noa.al/

Ambulanca del nga rruga, humb jetën pacienti që po transportohej në spital