Transmetuar më 25-05-2020, 21:31

Një ngjarje e rëndë dhe e turpshme me protagonistë shqipëtarë, ka ndodhur pasditen e sotme në Itali.

Një shqiptar ka tentuar që të vrasë me thikë gruan e tij, në Malnate (Varese).

Kanë qenë tre persona 74, 83 dhe 55-vjeçarë, të cilët shmangën më të keqen e një sulmi të dhunshëm ndaj gruas duke ndërhyrë dhe bllokuar 46-vjeçarin i cili më pas është arrestuar nga policia.

Sipas policisë, gruaja 40-vjeçare ka mbetur e lënduar pasi u qëllua me plumb pistolete në pjesën e qafës si dhe mori plagë me thikë në krah dhe kraharor.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një krize xhelozie të bashkëshortit të saj 46 vjeçar shqiptar.

Mbi shqiptarin rëndon akuza e tentativës për vrasje./noa.al/