Transmetuar më 25-05-2020, 21:56

Një shqiptar në Itali, 1%shtë filmuar duke kryer grabitje në një pallat në Milano.

Ai u arrestua të premten pasdite me akuzën e vjedhjeve të shumta.

Agjentët e policisë në Volanti, e kapën në flagrancë duke vjedhur një apartament në Ugo Betti, në zonën e Bonola.

Alarmi u dha rreth orës 02:30 minuta nga një banor, i cili lajmëroi policinë se dikush po ngjitej në fasadën e ndërtesës, njëjtë së "Spider-Man", duke arritur në katin e katërt.

Kur policët arritën jashtë derës së shtëpisë – pronë e një familje italiane, por në atë kohë bosh – vunë re se dikush ishte në të vërtetë brenda. Sapo e kuptoi se ishte zbuluar, 30 vjeçari nuk mendoi dy herë dhe nga i njëjti ballkon me të cilin kishte hyrë, nisi të largohej për në katin më poshtë ku ndodhej një grua 41 vjeçare, e cila ndodhej në kuzhinë.

Atëherë hajduti u përpoq të shpëtonte nga shkallët, por po e prisnin agjentët e policisë.

Në xhepat e tij, policia gjeti bizhuteri ari me vlerë 10 mijë euro, të cilat i kishte vjedhur nga dhoma gjumi e apartamentit të katit të katërt.