Transmetuar më 25-05-2020, 22:20

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Tropojë.

Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje rreth orës 20:00.

M. P., rreth 29 vjeç, banues në Lekbibaj dyshohet se është qëlluar me mjet të fortë nga V. P., rreth 25 vjeç, banues në Lekbibaj, për motive të dobëta.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit V. P., i cili po shoqërohet në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme proceduriale.

I dëmtuari po merr mjekim në spitalin e Tropojës./noa.al/