Transmetuar më 25-05-2020, 23:39

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Korçë këtë mbrëmje.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:25, në lagjen nr. 3 në Korçë.

Dy këmbësorë, babë e bir, janë aksidentuar nga një automjet tip "BMW", me drejtues A. T.

S. K., rreth 57 vjeç dhe djalin i tij J. K., rreth 31 vjeç, dyshohet se janë përplasur teksa po ecnin në trotuar.

Të plagosurit janë transportuar për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit A. T., ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./noa.al/