Transmetuar më 26-05-2020, 10:06
Foto ilustruese

Një person në Sarandë i ka dhënë fund jetës tragjikisht mëngjesin e sotëm.

Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen nr.4 të qytetit jugor, ku viktima është vetëflijuar në ballkonin e shtëpisë.

Mësohet se babai i katër fëmijëve, Lavdosh Beshiku, 47 vjeç, është gjetur i varur nga familjarët.

Dyshohet se akti fatal është kryer në gjendje të rënduar psikologjike, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

Pritet që marrja në pyetje e familjarëve të viktimës, të zbulojë më shumë detaje. /a.y/noa.al