Transmetuar më 26-05-2020, 10:48
Foto ilustruese

Një person në Sarandë ka përfunduar i plagosur me thikë, pas një sherri në gjendje të dehur.

Në lagjen nr.1 Sarandë, F. S., 43 vjeç, banues në Fier, duke qenë nën efektin e pijeve alkoolike është konfliktuar me dy persona ende të paidentifikuar.

Gjatë konfliktit, njëri nga shtetasit e ka goditur me mjet prerës.

43-vjeçari i plagosur është transportuar për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes si dhe për sqarimin e rrethanave. /a.y/noa.al