Transmetuar më 26-05-2020, 13:41
Foto ilustruese

Një person është vënë në prangat e policisë së Tiranës, i kapur me lëndë narkotike.

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, policia e Tiranës goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga J. H., 29 vjeç.

Të riut mbrëmjen e djeshme, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 205.4 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa.

29-vjeçari dyshohet se merrej me shpërndarje droge dhe prej disa kohësh mbahej nën vëzhgim.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës. /a.y/noa.al