Transmetuar më 26-05-2020, 15:20
Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim nga Interpol për trafik kokaine, për llogari të drejtësisë italiane, është vënë në prangat e policisë në Elbasan.

Gjatë ditës së sotme është bërë i mundur lokalizimi në Elbasan dhe arrestimi i Ardian Çekini, 48 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.

48-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Reggio Calabrias, Itali, më datë 17 shkurt 2020 i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Trafik narkotikësh” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Çekini akuzohet në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar nga Spanja drejt Italisë, një sasi lënde narkotike të llojit kokainë, me qëllim për ta shitur në Itali.

Arrestimi provizor u krye me qellim ekstradimin e tij drejt Italisë. /a.y/noa.al