Transmetuar më 26-05-2020, 19:18

Sindikata e Policisë është kundër projektiligjit që parashikon lirimin e policëve mbi 55 vjeç, nismë kjo e publikuar pak ditë më parë nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Kjo sindikatë i ka dërguar edhe një letër kryetarit të Parlamentit, Gramoz Ruçi.

Në letër, Sindikata shprehet se nuk është marrë mendimi i tyre për hartimin e projektligjit, prandaj kërkohet që të bëhen disa ndryshime lidhur me disa nga pikat e parashtruara që pritet të miratohen në Kuvend.

Po ashtu sindikata është kundër përcaktimit që punonjësi i policisë, i cili me këtë ligj del në pension, të ketë detyrimin të kryejë 700 orë punë dhe pikën tjetër që i jep të drejtën një titullari pra drejtuesit të institucionit që të ketë vendimmarrje për të nxjerrë në pension një vartës mbi 55 vjeç.

Sindikata i kërkon Kryeparlamentarit të kalojë projektligjin e miratuar më 2015 ku parashikohet pensioni i shërbimit për punonjësit e policisë mbi 55 vjeç dhe me 25 vite eksperiencë pasi sipas tyre ai i hap rrugën hyrjes së të të rinjve në polici dhe ka më shumë efektshmëri se ai që është propozuar. /k.k/noa.al/