Transmetuar më 27-05-2020, 00:02
Një video nga momenti kur policët bashkiakë në Tiranë dhunojnë një të ri të komunitetit rom, ka ngjallur zemërim te qytetarët në rrjete sociale.
I riu gjendej në pallatet e zonës së Yzberishtit dhe mblidhte shishe plastike më përpjekje për të nxjerrë bukën e gojës.
Policët bashkiakë e fusin në mes dhe nisin ta marrin me forcë, ashtu si pak ditë më parë kolegët e tyre të Policisë së Shtetit përdorën forcën bollshëm ndaj protestuesve për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Banditizem racist i narkobanditeve te bashkise se Lal Plehut ndaj nje te riu rom! Turp! Krim!Ai mblidhte shish plastike…
Publiée par Sali Berisha sur Lundi 25 mai 2020