Transmetuar më 27-05-2020, 08:46

Një person në kërkim ndërkombëtar, i dënuar në Itali, është vënë në prangat e policisë së Vlorës.

Nga shkëmbimi i vazhdueshëm të informacioneve mes Interpol Tirana, autoriteteve italiane dhe policisë u bë i mundur lokalizimi në Vlorë dhe arrestimi i Ergust Dumitru (Bubeqi), 37 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.

37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit Aquila, Itali, në vitin 2018, e ka dënuar me 9 vjet e 10 muaj burg, për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik narkotikësh” dhe “Vjedhja me dhunë”.

Dumitru, akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, ka shfrytëzuar për prostitucion disa vajza rumune, duke i detyruar ato përmes dhunës që të ushtronin prostitucion në qytetet Montesilvano, Città Sant’Angelo, Silvi dhe Pescara, gjatë periudhës janar-qershor 2007.

Arrestimi provizor u krye me qellim ekstradimin e tij drejt Italisë. /a.y/noa.al