Transmetuar më 27-05-2020, 09:08
Armet e sekuestruara

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Dibrës, njëri për kultivim kanabisi dhe tjetri për armëmbajtje pa leje.

Në vijim të kontrollit të territorit, efektivët e policisë së Dibrës, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Tomin, kanë konstatuar të kultivuara disa fidanë bimë narkotike.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i G. SH., 43 vjeç, banues në fshatin Tomin, Dibër dhe u bë shpallja në kërkim e djalit të tij E. Sh., person me masë sigurie “Arrest në shtëpi”,  i cili nuk u gjet në banesë dhe vijon puna për kapjen e tij.

Po në lidhje me këtë rast u bë arrestimi i F. K., 52 vjeç, me detyrë kryeplaku i fshatit Tomin, pasi nuk ka informuar në polici për territorin që mbulonte.

Në vijim të kontrollit të territorit, strukturat e Policisë Dibër, në bazë dhe të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje, duke vënë në pranga shtetasin G. H., 34 vjeç, banues në fshatin Tomin.

Prangosja e tij u bë pasi gjatë kontrollit në ambientet në administrim të tij, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, një armë gjahu çifte dhe një sasi municioni luftarak, të cilat i posedonte pa leje.

Ndaj të dyshuarve, materialet iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për hetime të mëtejshme. /a.y/noa.al