Transmetuar më 27-05-2020, 11:51
Foto ilustruese

Një grua është gjetur e vdekur gjatë paradites së sotme në zonën e Mamurrasit.

Viktima është 70-vjeçarja Gjelina Hoti, e cila është gjetur e vdekur nga fqinjët.

Për shkak se nuk e kioshin parë dhe nuk iu përgjigjej në telefon, ata kanë njoftuar policinë, duke qenë se e ndjera jetonte vetëm.

Nga kontrolli në banesë, policia gjeti trupin e saj të pajetë.

Paraprakisht dyshohet se e moshuara, ka gjetur vdekjen si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike. /a.y/noa.al