Transmetuar më 27-05-2020, 14:10

Një shqiptar 46-vjeçar, mbeti i vdekur mëngjesin e kësaj të mërkure gjatë një aksidenti rrugor në Bolonja të Italisë.

Viktima drejtonte me shpejtësi një “Fiat Dukat” kur u përplas me një “Fiat 500” dhe me një furgon. Për pasojë, Sokol Keci mbeti i vdekur, ndërsa partnerja që ndodhej në makinë me të u plagos lehtë.

Shoferi i automjetit “Fiat 500”, një shtetas rumun, dhe drejtuesi i furgonit, gjithashtu mbetën të plagosur.

Shqiptari ishte banor prej shumë vitesh në Bolonja dhe këtë të mërkurë kishte 46-vjetorin e lindjes. Në fotogaleri shihni foton e të ndjerit dhe pamjet pas aksidentit.