Transmetuar më 27-05-2020, 16:38

Një supermarket dhe një dyqan tjetër në Librazhd kanë rënë pre e grabitësve. Bëhet e ditur se disa persona të maskuar kanë realizuar vjedhjen, dhe më pas janë larguar me dy makina.

Dyshohet se hajdutët kanë qenë të armatosur, ndërsa dëmi në biznese përllogaritet në disa qindra mijë lekë.

Për rastin në fjalë është ngritur një grup i posaçëm hetimor.

Kohët e fundit janë shtuar ndjeshëm vjedhjet në qytetin e Librazhdit.

Pak muaj më parë u regjistruan disa vjedhje të tjera të bujshme, mes të cilave edhe vjedhja për herë të tretë e një argjendarie. /k.k/noa.al/

Njoftimi i policisë:

Gjatë natës në qytetin e Librazhdit, në marketin në pronësi të shtetasve A.K., dhe B.Q., persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur rreth 55 000 lekë dhe steka me cigare të markave të ndryshme.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.