Transmetuar më 27-05-2020, 19:11

Tre shqiptarë janë arrestuar në Leçe të Italisë. Ata ishin pjesë e një grupi të strukturuar trafikantësh droge.

Mësohet se, në mënyrë të organizuar, siguronin kontaktet e prodhuesve të marijuanës në Shqipëri me trafikantët në Itali.

Po ashtu, hetimet që kanë nisur prej gati tre vitesh kanë nxjerrë në pah se shqiptarët kujdeseshin edhe për transportin e drogës përmes brigjeve detare.

Sasi të ndryshme droge janë sekuestruar, madje edhe 1 kilogram kokainë.

Në pranga kanë rëndë edhe gjashtë persona të jerë.

Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.