Transmetuar më 27-05-2020, 23:22

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ftuar në Open në Top Channel foli për situatën e Covid-19 në vendin tonë por tregoi edhe momentet më të vështira në këtë mision, ku tha se edhe është kërcënuar.

Brataj tha se ai është kërcënuar dhe se momentet më të vështira kanë qenë gjatë kohës kur shpërtheu virusi.

Eni Vasili: Cili ka qenë moment më i vështirë?

‘Momentet më të vështira kanë qenë diku nga data 13-14-15 mars. Kemi pasur një numër të madh telefonatash në numrin 127. Koha mesatare e pritjes në telefonatat në numrin 127 ka qenë 18 sekonda, por gjatë kësaj periudhe koha e pritjes shkoi 40-50 sekonda’- tha Brataj.

Eni Vasili: Keni marrë kërcënime?

‘Po kishte shumë. ‘Do të vras, më thuaj kush je’- ishin disa nga kërcënimet. Nuk jam kërcënuar vetëm unë, por edhe pjesa tjetër e personelit tek Urgjenca Kombëtare që u morën me telefonatat në numrin 127. “Kur kishim ndonjë rast pozitiv në një pallat, merrnin gjithë banorët e pallatit dhe kërcënonin. Njëri thoshte jam gjyqtar, hajde merreni (të infektuarin) se do t’ju ndjek penalisht.’- tha Brataj.