Transmetuar më 28-05-2020, 14:37

Një biznesmeni në Tiranë i bllokohet llogaria bankare me 400 mijë dollarë.

Bëhet fjalë për biznesmenin me iniciale Aleksandër Gavoci, llogaria e të cilit u bllokua teksa po tentonte që ti transferonte paratë jashtë Shqipërisë.

Gjatë marrjes në pyetje ai deklaroi se shumën e madhe të parave, do ia kalonte vëllait në Australi, me iniciale I.Gavoci.

Ishin dyshimet lidhur me transaksionin dhe origjinën e parave, ato që bënë që banka të njoftojë policinë.

Kjo e fundit me urdhër të Prokurorisë bëri bllokimin e llogarisë bankare.

Vëllai i biznesmenit, ku pritej të dërgoheshin paratë, rezulton me precedentë për një krim të kryer në Tiranë vite më parë. /a.y/noa.al